Maqedoni

Zgjedhjet presidenciale 2024, Vankovska: “E Majta” do t’ia kthejë dinjitetin kombit

Kandidatja për presidente e “Së Majtës”, Biljana Vankovska, në Kumanovë ka prezantuar programin e saj me të cilin ka paralajmëruar se do t’ia kthejë dinjitetin kombit. Ajo thotë se program i “Së Majtës”, edhe pse disa e konsiderojnë radikal, Vankovska e vlerëson si pikënisje për diçka të re për vendin dhe qytetarët. Ajo sërish ripërsëriti arsyet se pse në programin e saj kontestohen Marrëveshja  e Ohrit, Prespës dhe ajo me Bullgarin. Sipas saj, problemi është se të gjashtë kundërkandidatët e saj, sado të ndryshëm të duken, nga ato që thonë dhe premtojnë, i përkasin të njëjtës matricë politike, e cila duhet të ruajë status quo-në që u përshtatet dhe të mos ofrojë asgjë të re.
“Marrëveshjet që unë i kontestoj në programin tim janë ato tre, që faktikisht na janë imponuar nga jashtë, ose nën presion ose me ndërmjetësim nga jashtë. Megjithatë lista e kërkesave nuk ndalet, është evidente se çështja e Kushtetutës mbetet temë kryesore e këtij debati. Them debat edhe pse debat nuk ka, sepse kandidatët presidencial nuk duan të ballafaqohen. Ilaçi im për këtë situatë është jo arnim i Kushtetutës, që veç më është arnuar shumë dhe i ngjan fustanit të Hirushes me amendamente të panumërta dhe e ka humbur edhe kuptimin, por Kushtetutë tërësisht të re, Kushtetutë bashkëkohore, e përshtatshme për shekullin XXI.”, – theksoi kandidatja nga “E Majta”, Biljana Vankovska.
Vankovska, fushatën e vlerëson si të padrejtë dhe jodemokratike që nga fillimi. Partitë më të vogla po strategjizojnë me pozicione të ndryshme dhe në fakt u grabitet ajo që u takon si përfaqësim mediatik, që është një handikap i madh. Dëshira dhe bindja e saj është se ajo dhe “E Majta” janë shpresa e fundit e Maqedonisë.