Qendrat tregtare do vazhdojnë të punojnë të dielave
Nga 1 tetori, e diela do të jetë ditë jo-pune për të gjithë përveç punëtorët, që punojnë në industri ku procesi i prodhimit nuk mund të ndalet. Ata qytetarë që do të duhet patjetër të punojnë të dielave do të duhet të marrin të paktën 50 përqind mëditje më të lartë dhe të kenë një ditë pushimi gjatë shtatë ditëve të ardhshme. Punonjësit që do të duhet të vijnë në punë të dielën duhet të lajmërohen në inspektoratin e punës nga udhëheqësi, ose pronari i kompanisë.
Punëdhënësit që do të shkelin Ligjin do tu ndalohet puna për 15 ditë, dhe do t’ju lëshohet një urdhër pagese për kundërvajtje. Nëse punëdhënësi përsërit të njëjtën shkelje brenda një viti, ndalimi i punës do të jetë 30 ditë.”- deklaroi JAGODA SHAHPASKA -MINISTRE E PUNËS DHE POLITIKËS SOCIALE.
Të dielën, do të punojnë dyqanet në qendrat turistike që shesin akullore, ëmbëlsira, gazeta, apetisanë dhe produkte të ngjashme. Gjithashtu, punonjësit në dyqanet në qendrat tregtare do të jenë në gjendje të punojnë vetëm në një turn – nga ora 10 e mëngjesit deri në ora 18 pasdite.