Maqedoni

Pendarovski: Nëse anulohet Marrëveshja e Prespës, ne dalim nga NATO

Këtë e theksoi kandidati për kryetar i LSDM-së dhe koalicionit, Stevo Pendarovski, sonte në Gjevgjeli, në përgjigje të një pyetjeje të një qytetare për komentin e tij për anulimin e Marrëveshjes së Prespës.

“Anulimi i Prespës, nëse vërtet e mendon këtë, është marrëzia dhe tragjedia më e madhe politike në të njëjtën kohë, sepse do të mbetemi krejtësisht të vetëm”, theksoi Pendarovski.

Në pyetjen tjetër të një qytetari se kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski është tronditur nga fjalimi i Pendarovskit në Dellçevë, ai tha se me një klikim në internet mund të dëgjohet se çfarë ka thënë në Dellçevë. Aty, siç tha ai, ka thënë se nuk ka nevojë të vijë në raundin e dytë sepse do të fitojë në të parin, ndërsa lideri i VMRO DPMNE-së e ka shtrembëruar dhe siç ka thënë, “nuk është aspak budalla që ta kuptojë atë”.

“Ai ka një të metë tjetër – gënjen.Unë nuk e pretendoj këtë. Katër vjet më parë, në një raport të Parlamentit Evropian, me emër dhe mbiemër u vërtetua se Hristijan Mickoski është burim i dezinformatave dhe lajmeve të rreme. Këtë e pretendon PE në Strasburg. Ai e kupton se për çfarë bëhet fjalë, por ka nevojë të brendshme për të gënjyer”, tha Pendarovski.

Duke folur para qytetarëve në Gjevgjeli, kandidati presidencial i LSDM-së dhe koalicionit theksoi se pushteti aktual me të gjitha të metat dhe gabimet e veta është dhjetë herë më i mirë se ajo që ka ofruar opozita apo ajo që po ofron tani.

“Ata ofrojnë vetëm riciklim të regjimit. Pse? Sepse të gjithë janë fëmijë të Gruevskit. Sekretari i përgjithshëm i Gruevskit tani është president i VMRO DPMNE, njeriu i dytë i Gruevskit tani është njeriu i dytë i Mickoskit, Antonijo Millosevski ishte i treti në kohën e Gruevskit dhe tani është i treti nën komandën e Hristian Mickoskit.  Nuk dallohen as me emër e as me mbiemër, as konceptin e politikës dhe praktikën e politikës”, theksoi Pendarovski.

Ai më herët ka mbajtur takime me qytetarët në Dojran, Bogdanci dhe Valandovë ku ka theksuar se nuk ka arsye të bojkotojë të dytin sepse do t’i kishte fituar zgjedhjet dhe kështu iu përgjigj akuzave të Mickoskit se do ta bojkotonte raundin e dytë.

Në takimet qytetarët kërkuan koment edhe për akuzat e opozitës se ai nuk ka punuar në mënyrë transparente dhe ka mbyllur zyrat publike. Për këtë, Pendarovski u përgjigj se zyra e tij është e hapur për vizita në çdo kohë dhe se zyra e presidentit edhe sot e kësaj dite funksionon si zyrë rinore në qendër të Shkupit.