Çitaku: Kurtit i pengon UÇK-ja dhe liderët e saj, prandaj po ndërhyn brutalisht në zgjedhjet e RMV-së
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas përplasjeve të fundit mes zyrtarëve të qeverisë dhe partisë së Ali Ahmetit në Maqedoni.
Çitaku ka shkruar se Qeveria po i përçan shqiptarët në Maqedoninë e Veriut.
Njoftimi:
Shqiptarët në Maqedoninë Veriore i kanë dalë hakut Kosovës.
Na i kanë hapur dyert dhe zemrat në orët tona më të vështira. Pa kushte.
Për më tepër djem e vajza erdhën dhe me vetmohim luftuan për lirinë tonë. Disa e dhanë edhe jetën.
Dy dekada pas, shqiptarët në Maqedoninë Veriore janë faktorë me peshë. Janë më meritorët për mirëmbajtjen e kursit euroatlantik të vendit të tyre.
E çka bënë Kryeministri dhe Qeveria e Kosovës sot? Ndërhynë brutalisht në zgjedhjet atje, duke përcarë shqiptarët. Duke shpifur e manipuluar.
Seç e ka një mosdurim Kryeministri Kurti për secilin lider politik të UÇK-së.
E turpshme. E mjerë. E rrezikshme.