September 19, 2024
Maqedoni

Aksident në Shkup, humb jetën një 68-vjeçar

“Me datë 10.04.2024 në ora 11:10 në SPB-Shkup është raportuar se në Blevardin Nikolla Karev” në Shkup, automjeti i mallrave “Mercedes Atego” me targa të Shkupit, i drejtuar nga M.N.(41) nga Shkupi ka goditur një biçikletë që po drejtohej nga A.T (68) nga Shkupi. Në vendin e aksidentit nga lëndimet e marra ka ndërruar jetë A.T, ndërsa mjeku i Urgjencës Mjekësore ka konfirmuar vdekjen e tij”, thonë nga MPB.