Maqedoni

Vdiq 68-vjeçari që u godit nga një kamion në “rrugën e plastikave” në Shkup

Një 68-vjeçar ka ndërruar jetë gjatë ditës së djeshme në Shkup, pasi u godit nga një kamion deri sa po drejtonte biçikletën, përcjell TV21. Aksidenti ka ndodhur në të ashtuquajturën rruga e plastikave, respektivisht në bulevardin “Nikolla Karev”.

“Me datë 10.04.2024 në ora 11:10 në SPB-Shkup është raportuar se në Blv.“Nikolla Karev” në Shkup, automjeti i mallrave “Mercedes Atego” me targa të Shkupit, i drejtuar nga M.N.(41) nga Shkupi ka goditur një biçikletë që po drejtohej nga A.T (68) nga Shkupi. Në vendin e aksidentit nga lëndimet e marra ka ndërruar jetë A.T, ndërsa mjeku i Emergjencës Mjekësore ka konfirmuar vdekjen e tij”, thonë nga MPB.