Kosovë

Vajza që u refuzua nga FSK-ja për shkak të mbulesës: Më mbeti ëndërr e parealizuar (VIDEO)

Qysh si e vogël e deshti uniformën.

Madje të bëhet ushtare e Kosovës, e ka ëndërr edhe sot.

Por, Kosovare Ramadanit, iu pa mundësua një gjë e tillë, për shkak të mbulesës që e bartë.

Ajo në Klan Kosova foli rreth kësaj çështje.

“Kur kam shkuar në intervistë, aty menjëherë më është cekur çështja e mbulesës. Nëse dua të vazhdojë tutje duhet ta heq mbulesën. E para një debat me pjesëtarët e komisionit dhe iu thashë që unë mbulesën nuk e heq. Iu thashë se mendoj që kështu mund të vazhdojë deri në fund pasi rezultatet i kam të mira”, tha ajo.

“Kur dolën rezultatet, unë i kisha marrë zero pikë. Shkova ta rishikojë se pse i kam marrë zero pikë dhe e kam parë në listë, e kishin shkruar është me mbulesë”, theksoi Ramadani.

Ramadani tregoi se ka bërë ankesë për këtë dhe se tani gjenden në procedura gjyqësore.