Hekurudhat shënojnë 151 vjetorin, infrastruktura moderne mbetet sfidë
Përderisa në Evropë treni po bëhet mjeti më i lirë i transportit dhe vazhdimisht investohet në infrastrukturën hekurudhore, në Maqedoni trafiku hekurudhor dhe infrastruktura po ngadalësohen. Kompanitë hekurudhore po mbyten në borxhe dhe në vend që të modernizojnë trafikun hekurudhor, ato linja që kanë mbetur po shkurtohen dhe udhëtarët po e shmangin gjithnjë e më shumë. Autoritetet premtojnë zgjidhje dhe modernizim të infrastrukturës hekurudhore. Zëvendëskryeministri, Fatmir Bytyqi, tha se liberalizimi do të mundësojë rritjen e efikasitetit të transportit hekurudhor në Maqedoninë e Veriut.
“Liberalizimin nuk duhet ta shikojmë me frikë, por ta pranojmë si një mundësi për të përfituar nga pozicioni ynë strategjik. Këtu kemi parasysh afërsinë me Portin e Pireut, si një nga qendrat më të mëdha të transportit në Evropën Juglindore dhe një pikë hyrjeje për të gjithë Evropën.”, – deklaroi zëvendëskryeministri, Fatmir Bytyqi.
“Hekurudha mbetet shtytësi kryesor për transport dhe zhvillim, prandaj fokusi kryesor është në investime. Investojmë në ndërtimin e një infrastrukture moderne të rrjetit të hekurudhave, ndërtojnë në ndërtimin e pjesës lindore të Korridorit 8. Dy seksionet e para të hekurudhës drejt Bullgarisë janë në fazë të ndërtimit, kurse për pjesën e tretë pritet të zgjidhet një kontraktues së shpejti.”, – theksoi drejtori i Hekurudhave – Infrastrukturë, Zoran Trifunovski.
Hekurudhat e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot shënojnë 151 vjetorin e themelimit, gjegjësisht kur më 9 prill të vitit 1873 u lëshua pjesa e linjës transballkanike, Vjenë-Selanik.