Ka ndërruar jetë poetja nga Shkupi, Lindita Ahmeti
Ka ndërruar jetë poetja nga Shkupi, Lindita Ahmeti, një ndër poetet më të njohura shqiptare. Lajmin e kanë bë të ditur familjarët dhe kolegët e saj.
“ Lajm i tmerrshëm. E humbëm edhe vajzën tonë të mrekullueshme Linditën para një gjysmë ore”, ka shkruar babai i saj Xhabir Ahmeti mbrëmë pas mesnate.
Ja biografia e Lindita Ahmetit:
Lindita Ahmeti
Data e lindjes dhe vendi:
26 prill 1973, Prizren
Asistent hulumtues
Doktorant, magjistër i filologjisë klasike
ARSIMIMI
Në studime të doktoratës, Universiteti “Kirili e Metodi” në Shkup
Magjistraturë në Institutin për filologji klasike në Universitetin “Kirili e Metodi” në Shkup, me temë Erosi e Amori si paradigma në lirikën antike
Fakulteti i Filologjisë në Universitetin “Kirili e Metodi” në Shkup, Katedra e Filologjisë Antike
Gjimnazi “Zef Lush Marku” – Shkup;
Shkolla fillore “Rajko Zhinzifov” – Shkup;
MARRËDHËNIA E PUNËS
Përkthyese dhe lektore në Universitetin e Evropës Juglindore, – Tetovë; (2011-2018)
Nëpunëse në Bibliotekën Popullore dhe Universitare “Kliment Ohridski” – Shkup 2018/2019 (një vjet)
Bashkëpunëtore e re në ITSHKSH – Shkup nga viti 2019 e këndej
BOTIME AUTORIALE
Mjedra dhe bluz, Flaka e vëllazërimit, Shkup (1993), përmbledhje poezish;
Ishulli Adular, Shkupi, Shkup (1996) përmbledhje poezish;
Brezi i Zonjës Arbëria Design, Tetovë (2000), Përmbledhje poezish;
Vetë përballë Erosit, Brezi 9, Tetovë (2004), përmbledhje poezish;
Nga mështeknaja e babait, me mallëngjim, Portalb, Shkup (2015), përmbledhje poezish;
Dhoma pa derën dalëse, Logos A, Shkup (2015), përmbledhje poezish;
Lulja Alba TOENA, Tiranë(2015), zgjedhje poezish
Mbrojtja e Hekubës, Bard Books, Prishtinël (2020), zgjedhje poezish).
Libra poetikë (përmbledhje) të përkthyer nga botuesit në gjuhën maqedonase:
Камена месечина, Менора, Скопје (1998),
Син сон, Макавеј, Скопје (2002),
Призивање во април, Макавеј, Скопје (2007),
Утрешните монети, Макавеј, Скопје (2011) и
Акцентот паѓа врз Хермес, Макавеј, Скопје (2020),
Ndërsa në gjuhën bullgare, libri me zgjedhje poezish
Пролетен копнеж, Макавеј, Скопје, Софија (2008).
Përkthime nga maqedonishtja në gjuhën shqipe:
Katica Qulavkova – Prush nën këmbë (përmbledhje), Albas, Tiranë (2016)
Pesës vjet me radhë përkthimet e poezive të pjesëmarrësve të Mbrëmjeve Strugane të Poezisë nga gjuha maqedonase dhe angleze në gjuhën shqipe dhe poezitë e pjesëmarrësve shqiptarë në gjuhën maqedonase (2019, 2020, 2021, 2022, 2023);
Shumë botime të poezive nëpër revista në Maqedoni, Kosovë, Shqipëri dhe në viset e ish Jugosllavisë
Përkthime të përmbledhjeve poetike nga gjuha shqipe në maqedonisht:
Лулзим Хазири – Љубовта се троши како креда, Готен, Скопје (2017)
Лулјета Лешанаку – Речиси утре, Артконект, Скопје (2019)
Шпетим Селмани – Книшка на љубовта, Перун Артис, Битола, (2023)
PUNIME SHKENCORE, RECENSIONE ESE DHE PUNIME LETRARE
„Сензуалниот Амор и вулгарната лексика на Катул како револт и како хедонизам“, зборник на трудови ЗА ЉУБОВТА, Здружение за компаративна книжевност на Македонија ЗККМ АНТИКА, Скопје, 2016
“Miti i Atenës dhe gjurmët e saj në hapësirat tona”, Studime albanologjike 20, ITKSH, Shkup, 2020
„Некои акценти на обидите за демитологизација на старогрчкиот мит, Systasis (2021) 1-23, E-списание на Здружението на класични филолози, „Антика“, Скопје
“Oneiri dhe Erosi në poezinë Lulzim Hazirit”, e përditshmja shqipe KOHA, Shkup, 20 janar 2020, pjesa e parë
“Oneiri dhe Erosi në poezinë Lulzim Hazirit”, e përditshmja shqipe KOHA, Shkup, 21 janar 2020, pjesa e dytë;
Amori sensual dhe leksiku vulgar i Katulit si revoltë dhe si hedonizëm, Studime albanologjike 22, ITKSH, Shkup, 2022;
Disa thekse të përpjekjeve për demitologjizim të mitit antik grek – Studime albanologjike 2023 (e dorëzuar për botim);
“Erosi në Mitologjinë greke”, Juvenilja, Shkup, nr. 5-6, nëntor/dhjetor 2022;
“Tri poliset”, tregim lirik; nr.1-2, 2022;
AKTIVITETE SHKENCORE
Pjesëmarrje në konferencë shkencore në ITSHKSH me temë: PSE E ENJTJA E JO E DIELA (E EJTJA, E DIELLA)? Aspekte mitologjike të dasmës te shqiptarët: dita e dasmës, qërimi i drithit, qetë, therja e kaut, kulaçi,
Pjesëmarrje në konferencë shkencore në ITSHKSH me temë: MIKU YNË NË FRONIN E ZEUSIT, Disa veçori të mikpritjes shqiptare.
Pjesëmarrje në konferencë shkencore në ITSHKSH me temë: EROTIKA SI HARMONI E BOTËS NJERËZORE, (Rreth zgjedhjes “Lirika erotike shqipe I”, Sh. B. “Vatra”, 1995, Shkup, të Prof. Dr. Xhevat Gegës).
AKTIVITETE TË TJERA
Përgatitja dhe skenari i Takimeve letrare Shkupi lexon, Qendra Informative Kulturore, Shkup. 2015 – 2021.
Anëtare e Këshillit artistik të Mbrëmjeve strugane të poezisë, 2020.
ÇMIME
Çmimi për librin më të mirë në gjuhën shqipe për përmbledhjen Mjedra dhe bluz (1993)
Çmimi për poetin më të mirë të vitit që e ndan PEN- shqiptar – Tiranë (2013)
Çmimi për librin e vitit për përmbledhjen Nga mështeknaja e babait, me mallëngjim (2015)
Çmimi i madh shtetëror për vepër jetësore “11 Tetori” për vitin 2023