SHGM DHE SPGPM me parashtresë deri tek MPB për arrestimin e gazetarit Furkan Saliu
Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) dhe Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punonjësve Mediatik (SPGPM) do të dorëzojnë parashtresë zyrtare në Departamentin për Kontroll të Brendshëm, Hetime Kriminale dhe Standarde Profesionale të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) në lidhje me arrestimin e gazetarit Furkan Saliu.
Sjellja joprofesionale dhe përdorimi i forcës së tepërt gjatë privimit të lirisë nga zyrtarët, të mbështetur me prova materiale; Fshirja me forcë e video-materialeve nga gazetarët që kanë të bëjnë me incidentin, në kundërshtim me ligjin, procedurë e palejueshme dhe që ngre shumë pikëpyetje lidhur me incidentin dhe nevojën e mundshme për të fshehur diçka nga publiku; dhe Kontrolli i paligjshëm i automjetit privat;
SHGM dhe SPGMP kërkojnë që Kontrolli i rendshëm të hetojë menjëherë këto pretendime dhe Ministria e Brendshme të ndërmarrë hapat e duhura ndaj policëve të përfshirë gjatë gjithë incidentit.
“Është veçanërisht kritike që kjo të ndodhë sa më shpejt, pasi jemi në një periudhë të ndjeshme parazgjedhore. Kjo është thelbësore për të penguar autorët e ardhshëm të mundshëm të shkeljeve të të drejtave të punonjësve të medias, duke mbrojtur kështu lirinë e shprehjes.Theksojmë se privimi i lirisë së gazetarëve, sidomos kur kjo ndodh gjatë kryerjes së detyrës profesionale, është veprim i papranueshëm, veçanërisht në kushtet kur ka të dhëna se janë bërë disa lëshime gjatë kryerjes së saj. Është e nevojshme që policia të ndjekë me përpikëri procedurat e vendosura dhe ligjin në këto raste, për të parandaluar çdo shkelje të të drejtave të gazetarëve”, shkruan SHGM në reagimin e saj.