Vankovska hapi shtabin në Vollkovë: E kotë ëndrra 30 vjeçare, Evropa po militarizohet
Kandidatja për presidente nga partia “E Majta”, Biljana Vankovska, ka marrë pjesë në hapjen e shtabit të kësaj partie në Vollokovë të Shkupit, ku ka deklaruar se vizioni i saj për vendin dallon seriozisht nga kundërkandidatët. Edhe ne dëshirojmë të jetojmë ashtu si dhetë gjithë njerëzit tjerë në botë, prandaj është koha për të hapur një faqe të re, tha Vankovska. Sipas saj, edhe pse kemi ëndërruar për 30 vite anëtarësimin në BE, ajo tanimë po militarizohet.
“Këtu bien në ujë të them ato ëndrra për të cilat flasin kundërkandidatët e mi si për vlera evropiane. Derisa vdiset në Gazë e ata mbështesin gjenocide, nuk ka vlera evropiane. Qytetarët gjithsesi më së shumti i intereson standardi i tyre jetësor, kualiteti i jetës së tyre, por është ironike kur ditën ndërkombëtare të shëndetësisë e presim në rrethana kur me SMS porosi shërojmë fëmijë.”, – deklaroi kandidatja për presidente nga “E Majta”, Biljana Vankovska.
Sa i përket politikës së jashtme, Vankovska tha se duhet të hapemi ndaj botës, por ndaj katër anëve të botës, me synimin për të arritur progres ekonomik. Qytetarët e vendit duhet të zgjohen dhe të kuptojnë se mund të kontribuojnë për zhvillimin e shtetit pa prerë biletë njëdrejtimëshe për të ikur nga vendi, tha Vankovska, sipas të cilës migrimi paraqet problem të theksuar për shtetin, prandaj duhet të merren masa konkrete që të rinjtë e vendit ta shohin perspektivën e vendit në vendlindje.