Përfaqësuesit e Sindikatës së Shëndetësisë në takim me ministrin Demiri
Përfaqësuesit e Sindikatës së Shëndetësisë të cilët u mblodhën sot në protestë para Ministrisë së Shëndetësisë do të priten në takim me ministrin e shëndetësisë Ilir Demiri.
Punonjësit e shëndetësisë sot, në organizim të Sindikatës së Pavarur për Shëndetësi, Farmaci dhe Mbrojtje Sociale, të mbështetur nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë, u mblodhën në protestë para Ministrisë së Shëndetësisë në shenjë të pakënaqësisë me aneksin e panënshkruar të Marrëveshjes Kolektive.
Nën moton “Shëndet në protestë për pagë”, paralelisht, sot, punonjësit e shëndetësisë do të dalin në protestë edhe para shtëpive shëndetësore në të gjithë shtetin.