Maqedoni

ÇMIMET E LARTA TË MISHIT: Shtrenjtimi ka ulur konsumin

Në një nga shitoret e mishit në Dibër takuam edhe shtetasin shqiptar Agim. F nga fshati Dovolan, bashkia e Peshkopisë. Ai tha se posedon një lokal shërbyes në fshatin e tij dhe mishin e siguron në mishtoret në Dibër

Rritja e çmimeve në mënyrë rapide në vendin tonë ka ndikuar edhe në uljen e standardit jetësor. Në këtë drejtim çmimet e larta ndikojnë edhe në sigurimin e ushqimeve të cilët konsumohen nga popullata. Në Dibër dhe rajon, sipas rrjetit tregtar, ka një ulje të shitjes të shumë prodhimeve e veçmas kur është në pyetje mishi. Konsumimi i mishit në qytet dhe fshatra është më i vogël dhe mishtoret informojnë se i’a dalin disi duke shitur mishin në tregjet jashtë Dibrës.