Maqedoni

Davkova nga Resnja, solidariteti e bashkëpunimi parime bazë të BE-së

Kandidatja e VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska Davkova, nga tubimi në Resnjë, duke folur para përkrahësve të sajë, tha se ne do ta respektojmë drejtësinë vendore por do të thirremi edhe te drejtësia ndërkombëtare, sidomos ajo e BE-së.

Këtu ka një nen famoz, neni 8, i cili thotë se anëtaret e saja, do të nxiten të arrijnë Marrëveshje me fqinjët dhe vendet kandidate për anëtarësim në BE, mbi parimin e reciprocitetit.

“Ja, ti pyes unë presidentin, minsitrin e punëve të jashtme, a e dinë se ekziston Marrëveshje për BE-në? Para se të shkojnë të bisedojnë për interesat tona nacionale dhe shtetërore, a ulen e ti studijojnë të gjitha dokumentet më të rëndësishme të Bashkimit Evropian? Ne e dijmë se jemi shtet i vogël, ata janë brenda dhe ndoshta janë më të fuqishëm, sepse janë pjesë e familjes, por as ata e as BE-ja nuk guxojnë ti shkelin normat e tyre kushtetuese.” – u shpreh Kandidatja për presidente e VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska Davkova.

Ajo u ndal edhe te gjyqësori me ç`rast theksoi se nëse populli i ja jep besimin, në përputhje me kompetencat e presidentes, do të ndihmojë në krijimin e gjyqësorit të pavarur.

Do ti shfrytëzoj kompetencat e mija që në Këshillin Gjyqësor  ti propozoj juristët më të mirë. Propozimet për gjykatës në Gjykatën Kushtetuese do të jenë sipas shembullit të profesorëve, prej të cilëve ajo tha se ka mësuar drejtësi dhe etikë./TVM2