September 19, 2024
Maqedoni

Britanezi ndërroi jetë në Shkup

Të mërkurën në ora 19:12 në SVR Shkup nga Kompleksi Klinika “Nënë Tereza” në Shkup është raportuar se në njërën nga klinikat ka ndërruar jetë A.G.G.(63) nga Britania e Madhe, i cili po qëndronte në një hotel në Shkup, shkruan Lideri.mk. Sipas njoftimit, më datë 01.04.2024, në ora 23:28 është sjellë në klinikë në gjendje të rëndë shëndetësore dhe ka ndërruar jetë më datë 03.04.2024, njofton MPB.

“Me urdhër të prokurorit publik, trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për obduksion”, njoftoi policia./Lideri