Mickoski në takim me Stirk: Procesi zgjedhor duhet të kalojë në atmosferë korrekte dhe demokratike
Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, sot ka takuar me Juliane Stirk, shefen e misionit vëzhgues për zgjedhjet e ardhshme të OSBE-së, Zyra për institucione demokratike dhe të drejtat e njeriut (ODIHR) dhe përfaqësues të misionit vëzhgues të OSBE/ODIHR.
Siç kumtuan prej VMRO-DPMNE-së, Mickoski ka shprehur pritshmëri se procesi zgjedhor do të kalojë në atmosferë korrekte dhe demokratike.
“Kryetari Mickoski i ka njoftuar përfaqësuesit e OSBE/ODIHR se ekziston dyshim për keqpërdorime gjatë procesit zgjedhor nga ana e LSDM-së dhe BDI-së”, thuhet në kumtesë dhe shtohet se Mickoski ka theksuar nevojën në takimin me përfaqësuesit e OSBE/ODIHR për zgjedhje presidenciale dhe parlamentare në një atmosferë të qetë.