Maqedoni

Dueli i parë televiziv Kovaçevski – Mickoski, çfarë thanë?

Mickoski kundërshtoi se ishte i shqetësuar kur dëgjonte se kundërshtari i tij po vendoste të ardhmen e fëmijëve të tij.

“Tani jam edhe më i shqetësuar kur dëgjoj se Kovaçevski vendosi për të ardhmen e fëmijëve të mi. Prisja të dëgjoja diçka tjetër. Korrigjim i vogël, ne e filluam procesin para Kroacisë, por për shkak të politikanëve të tillë jemi këtu ku jemi. Pa siguruar konsensus dhe pa kërkuar nga populli që të marrë vendime të tilla është katastrofike dhe kapitulluese”, tha Mickoski.

Kovaçevski tha se çështjet historike janë pjesë e marrëveshjes bilaterale me Bullgarinë, e jo e kornizës negociuese me BE-në, dhe pikërisht si rezultat i kësaj, Maqedonia menjëherë pas ndryshimeve kushtetuese do t’i hapë të gjitha kapitujt për negociata me BE-në.

Fushata për zgjedhjet presidenciale të 24 prillit fillon më 4 prill dhe zgjat deri më 22 prill, kur fillon heshtja parazgjedhore, e cila zgjat deri më 24 prill.

Fushata elektorale për zgjedhjet parlamentare nis më 18 prill dhe do të zgjasë deri më 6 maj.

Zgjedhjet e majit do të jenë zgjedhjet e 11-ta parlamentare që nga pavarësia e vendit, ndërsa presidenti do të zgjidhet për të shtatën herë.(INA)