Ilir Hasani tregon pse shumë mjek merren me politikë
Mjeku dhe kandidati për deputet nga radhët e Frontit Evropian, Ilir Hasani, në emisionin “Intervistë në SHENJA” tha se ai merret me politik, për shkak se mjekët janë afër popullit dhe kanë komunikim me ta, duke ju shërbyer.
“Kjo e bën një mjek shumë të pranueshëm për masën e gjërë, kjo është një gjë shumë e thjeshtë dhe transparente, doktorët i njohin shumica e mjekëve, por nëse pyet për ndonjë profesion tjetër, shembull ekonomistë, mundet të jenë shumë të avancuar, të zhvilluar dhe në piedestalin e tyre, ka shumica e popullit nuk i njeh. Dhe prej këtu buron ai entuziajazmi, autoriteti që e kanë mjekët në populli të shkrihet në politikë”, tha mjeku Ilir Hasani.
Ai tha se politika ofron që jo vetëm një familjes, por me një goditje mundesh t’i ndihmosh një lagje të tërë.