Maqedoni

Ahmeti: Bëra të pamundurën por ja që nuk funksionoi! Dy të plagosurit në Haraçinë, në gjendje stabile

“SPB Shkup merr masa për zbardhjen e rastit. Pas zbardhjes së rastit do të njoftojmë publikun për këtë”, thanë nga MPB.

Nga Klinika Torakale bëjnë të ditur se gjendja e 21 vjeçarit A.A. është stabile dhe se është në rikuperim e sipër. Njëjtë në gjendje të mirë është edhe E.S. 39 i cili është i shtrirë në Spitalin e Qytetit, e pritet të lëshohet për disa ditë në mjekim shtëpiak.

Por siç ka informuar TV21, ky nuk është sulmi i parë ndaj Ibrahimit. Një vit më parë ai paraqiti kërcënimet që mori nga ish kryetari i Haraçinës Brahim Ajvazi. Problem ishte për çështje pronësore, por sulmi i djeshëm nuk dihet ende nëse është për të njëjtën arsye.

Pyetëm se si e sheh këtë situatë kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, prej të cilët një vit më parë Ajvazi kishte kërkuar ndihmë për të zgjidhur mosmarrëveshjen që kishte Ibrahimin.

“Mendoj se është biseduar më herët për të tejkaluar dallimet mes z. Ajvazi dhe kryetarit të komunës, por ne kemi bërë të pamundurën por ja që s’ka funksionuar e gjithë ajo që ne e kemi bërë”, është shprehur Ahmeti.

Prokuroria Themelore Publike thotë se pas hetimit në vendin e ngjarjes është lëshuar urdhër për ekspertizë mjekoligjore të gjurmëve dhe marrjen e pamjeve nga kamerat e sigurisë.