Maqedoni

Ali Ahmeti shpallet “Qytetar nderi” i Prizrenit

Me vendim të Asamblesë komunal të Prizrenit, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti sot u shpall qytetar nderi i Prizrenit, përcjell TV21.

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj tha se Ahmeti vlerësohet për kontributin e lartë për Kosovën.

“Unë nuk do t’u zhgënjejë. Unë do të jem i nderuar kryetar, qytetari më i disiplinuar i juaji, do të jem bashkëqytetar i të gjithë juve bashkëveprimtarëve dhe bashkëluftëtarëve”, tha Ahmeti.