Maqedoni

Osmani prezantoi platformën për president të Maqedonisë së Veriut

“Përkrahim plotësisht programin tuaj i cili premton vizion për të ardhmen tonë. Të jeni i sigurt se do të ofrojmë mbështetjen tonë të plotë”, tha Bejxhan Iljas, PDT.

“Më erdhi mirë që në pjesën e parë të programit është siguria, në pjesën e parë është vendi që Maqedonia e Veriut duket ta ketë dhe e ka, krah aleatëve që përfaqësojnë vlerë, liri, demokraci dhe respektim të drejta dhe lirive themelore të njeriut”, tha Ziadin Sela, ASH

“Jemi në një proces të rëndësishëm dhe personalitetet si z.Osmani, cilësitë që i ka, vetëm do e përshpejtonte anëtarësimin në BE, tha Ali Ahmeti, BDI.

Në fund liderët e Frontit nënshkruan Deklaratë të përbashkët në mbështetje të programit të kandidatit për President Bujar Osmani.