Maqedoni

LSDM, konventë promovuese për kandidatët

LSDM mbajti konventën partiake ku dhe shpalosi listat e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet parlamentare të 8 majit. Lidhjasocialdemokrate u zotua se kandidatët e kësaj partie e tyre pasi të marrin besimin e qytetarëve do të vazhdojnë të punojnë edhe në mandatin e tretë për interesat e shtetit. Kreu i LSDM-së Dimitar Kovaçevski tha se koalicioni i tyre do të vazhdoj rrugën drejt ardhmërisë evropiane. Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë shpalosi edhe programin politik për zgjedhjet parlamentare ku spikat përcaktimi për anëtarësimin në BE dhe zhvillimi ekonomik.

“Ardhmëria Evropiane dhe rruga drejt fitores fillon këtu. E nisim hapin e parë me besim të plotë. Jemi të motivuar të ecim fuqishëm drejt rrugës Evropiane, të vazhdojmë përpara dhe mos të heqim dorë. Mos të humbasim shpresën. Besojmë në ardhmëri më të mirë për qytetarët, për shtetin dhe të njëjtën ne duhet ta sigurojmë. Në këto zgjedhje do të fitoj ideja për ardhmëri më të mirë Evropiane. Në këto zgjedhje koalicion i ynë do të fitoj besimin e qytetarëve që të formoj qeveri të re pro-Evropiane për Maqedoninë”, tha Dimitar Kovaçevski, Kryetar i LSDM-së.