Maqedoni

Një vajzë nga Shqipëria është zhdukur në Shkup, ja si quhet!

Një vajzë nga Shqipëria është zhdukur në Shkup
Një vajzë 21 vjeçare është zhdukur në lagjen Ilinden të Shkupit.

Bëhet fjalë për një vajzë e cila quhet Enkeleda Çelën, shtetasja e Shqipërisë, e cila ka studiuar në Fakultetin Ekonomik në Shkup me leje qëndrimi. Sipas përshkrimit të postimit në rrjetet sociale, ajo është 160 centimetra e gjatë, ka flokë të kuq në kafe, sy kafe dhe mban proteza në dhëmbët e sipërm. Në momentin e zhdukjes, ajo kishte veshur xhinse dhe një xhaketë të zezë dhe mbante një çantë shpine.

Shoqja e saj, Joana, e cila ka shpërndarë postimin për vajzën e zhdukur, në një prononcim për “Maxfaks” ka thënë se për herë të fundit e ka parë të premten në mbrëmje.

“Të premten rreth orës 20-21 pimë kafe. Më pas ajo dhe një shoqe tjetër e përbashkët, me të cilën jetonin bashkë, u nisën për në shtëpi. Megjithatë, Eni (vajza e zhdukur) praktikoi të bënte një shëtitje të shkurtër vetë para se të kthehej në banesë, dhe atë natë ajo bëri të njëjtën gjë, por më pas nuk u kthye. Sipas informacioneve tona, të nesërmen në mëngjes nga ora 5 deri në 7 të mëngjesit e kanë parë në pikën e karburantit në Ilinden, por nuk mund të themi nëse ishte vërtet ajo derisa të rishikohen kamerat”, ka thënë shoqja e saj.