Kasami: Aliu e ka humbur kontrollin, po thotë që gjitha komunitetet kishin luftuar në 2001
Kryetari i Komunës së Tetovës dhe i Lëvizjen BESA sot në hapjen e shtabit VLEN në STrugë theksoi se Aliu e ka humbur komplet kontrollin.
“Aliu si duket e ka humbur komplet kontrollin dhe po thotë që të gjitha komunitetet kishin luftuar në 2001-shin, dhe duke ardhur këndej me mikun tim Fatmirin, ai e parashtroi një pyetje shumë logjike, tha shihi kush janë të vrarët, shihi kush janë të plagosurit dhe do ta shihni se kush ka luftuar 2001-shin, po kanë luftuar shqiptarët, kanë luftuar për të gjitha komunitetet, kanë luftuar për të drejtat e turqve, romëve edhe për të drejtat e boshnjakëve dhe të gjitha komuniteteve”, tha mes tjerash Kasami.