Banorët e malësisë së Sharrit nuk mund të marrin drutë në pronat e tyre
Një pjesë e madhe e banorëve të fshatrave të malësisë së Sharrit, po heqin të zitë e ullirit për të siguruar drutë e dimrit. Me themelimin e Parkut Kombëtar u ndalua prerja e druve në vendin që llogaritet si tokë shtetërore, por është ndërprerë në disa fshatra edhe nëpër prona private. Banorët duhet të bëjnë kërkesë në parkun Kombëtar dhe të sigurojnë një numër të madh dokumentesh, për të cilat ankohen se kostoja është tepër e lartë.
“Në pronë të shteti as që diskutohet, as që e mendojmë, por ata në pronat tona nuk na lejojnë. Si do ia bëjmë? Si çdo vit me shumë probleme. Rrallë kush i ka pronësinë e rregulluar. Duhet të ketë lehtësime, që të mos kërkohen aq shumë dokumente”, tha një banor.
“Mali jot, toka jote, po s’ka s’lejojnë. Një herë për një herë në malësi gjithë jemi duke heq ditë të zeza. Po të zunë në të zezë një mijë euro dënimi, por çka të bëj unë, skam as rrogë as pension. Kërkojnë shumë dokumente që kushtojnë shumë para. Kërkojnë skicën pastaj të bësh elaboratin, mbesin atje dhjetë metra dru”, theksoi një tjetër banor.
“Nuk e dimë, presim të ketë ndryshime se s’ka logjik kjo. Në arë tënde s’mund të presësh dru, kërkojnë një krah dokumente”, shtoi një banor tjetër.
Nga Parku Kombëtar “Mali Sharr”, paralajmërojnë se së shpejti do të lehtësohen procedurat.
“Për të zgjidhur këtë problem për prerje të druve furnizimi me masë drurore nga prona shtetërore, ky ishte problemi sepse për pronat private u zgjidh tashmë. Për pronat shtetërore, kemi hapur proces për rregullimin e prerjes së masës drurore, ka kaluar faza e parë dhe tash jemi në përgatitje të planeve për të zgjidh problemin në gjitha fshatrat për furnizim me masë drurore nga pronat shtetërore”, tha Ibrahim Dehari. Drejtor i Parkut kombëtar “Mali Sharr”. /Alsat/