Ilaçi kundër korrupsionit është transparenca, thuhet në hulumtimin e Fondacionit Metamorfozis
Korrupsioni mbetet i përhapur dhe problem shqetësues në RMV, ndërkaq “ilaçi” kundër këtij fenomeni shkatërrues është transparenca. Qasja tradicionale e krijimit të sa më shumë ligjeve kanë efikasitet të kufizuar, ndërkaq përgjigja strategjike dhe e qëndrueshme ndaj korrupsionit duhet të jetë integritetit publik. Kjo mund të nxirret nga hulumtimi i Fondacionit Metamorfozis “Vlerësimi i qeverisjes së mirë së pushtetit ekzekutiv në Maqedoninë e Veriut dhe në rajon përmes Indeksit të Hapjes”, i cili e analizon hapjen e institucioneve, shkruan Portalb.mk.
Maqedonia e Veriut, vazhdon të kenë si një prej sfidave më të mëdha, çrrënjosjen e korrupsionit, i cili ndër vite është një prej pengesave kryesore të zhvillimit të vendit.
Autorja Dançe Danillovska Bajdevska, e cila është dhe drejtoreshë e programit në Fondacionin Metamorfozis, në hulumtimin në fjalë, i cili është publikuar në vitin 2023, bazuar në matjet e vitit 2022, shkruan se korrupsioni çon në politika të gabuara publike, i shpërdoron burimet publike në mënyrë të panevojshme, zgjeron pabarazitë ekonomike dhe sociale, krijon pakënaqësi dhe polarizim politik dhe e ul besimin në institucionet që duhet t’i shërbejnë interesit publik.
të deklaratave të pasurisë edhe pas përfundimit të kohës në të cilën kryhet funksioni. Ekziston nevoja për të forcuar instrumentet e monitorimit dhe raportimit në lidhje me kornizën ligjore dhe politike në këtë fushë, në mënyrë që të gjenerohen të dhëna për zbatimin e saj dhe të rritet besimi në sistem”, thuhet në hulumtim.
Komisioni Evropian në mars të këtij viti e ftoi Maqedoninë e Veriut që të bëjë përpjekje të vazhdueshme që të sigurohet gjyqësor i pavarur, profesional dhe transparent. Komisioni theksoi nevojën që të përmirësohen rezultatet e deritanishme në luftën kundër korrupsionit, veçanërisht të nivelit të lartë.
“Komisioni e ka përsëritur shqetësimin e tij serioz në lidhje me ndryshimet e Kodit Penal të miratuar në shtator të vitit 2023, të cilat ndikuan, madje edhe u ndërprenë një sërë procese gjyqësore të korrupsionit në nivel të lartë, duke i penguar autoritetet që t’i hetojnë dhe ndjekin veprat e tilla”, thanë nga Delegacioni i BE-së në Shkup.
Kujtojmë se për çështjen e korrupsionit Maqedonia e Veriut është kritikuar edhe në raportin e Komisioni Evropian të 8 nëntorit 2023. Situata me luftën kundër korrupsionit në Maqedoninë e Veriut është vlerësuar pa asnjë përparim. Korrupsioni vazhdon të mbetet i përhapur në shumë fusha.
LEXO: Raporti i progresit për RMV-në: Asnjë përparim në luftën kundër korrupsionit, shqetësues vjetërimi i veprave penale
Aktivitetet janë pjesë e projektit “Transparenca dhe Llogaridhënia e Institucioneve Shtetërore në RMV“, i cili zbatohet nga Fondacioni Metamorfozis me mbështetje financiare nga Fondacioni Shoqëri e Hapur-Maqedoni.