Tetova do të protestojë për shkak të vrasjes brutale të qenit që e hodhën nga kati i 6
Sot në orën 11:00 në bulevardin “Bllagoja Toska” në Tetovë do të mbahet protestë paqësore për shkak të vrasjes brutale të qenit, të cilin dikush e hodhi nga kati i shtatë i një pallati.
Banorët e shqetësuar të këtij qyteti kërkojnë që mizoria e ushtruar mbi atë shpirt fatkeq të pastrehë të dënohet me dënimin më të rëndë me burg.
“Vetëm në Maqedoni mund të mbetet pa u ndëshkuar dhuna ekstreme ndaj një kafshe të pastrehë, e cila tronditi thellë mijëra qytetarë, dëshmitarë okularë dhe i shkaktoi vuajtje të tmerrshme dhe vdekje të dhimbshme një kafshe fatkeqe. Ke vrarë një qen paqësor të pastrehë, ke vrarë mikun më të mirë të njeriut. Vetëm në Maqedoni mund të flihet i qetë dhe institucionet nuk bëjnë asgjë! Ajo që ndodhi në qytetin tonë është një mizori e pafalshme ndaj një gjallese të pafajshme nga investitor i një objekti në ndërtim”, thonë organizatorët e protestës.
Ata kërkojnë dënim të menjëhershëm dhe më të rreptë për të gjithë ata që janë përfshirë, të cilët kanë shkelur më rëndë dhjetëra ligje, para së gjithash ligjin penal dhe me vuajtjen dhe vrasjen e këtij qeni të pastrehë kanë rrezikuar jetën e çdo kalimtari.
“Nëse MPB, AUV dhe Prokuroria nuk veprojnë menjëherë, do të sigurohemi që e gjithë bota të shohë se si përfundojnë kafshët në Tetovë dhe Maqedoni”, thuhet në deklaratën për protestën.