Maqedoni

Analisti Gazmend Ajdini: Shqiptarët po dalin me dy blloqe dhe do të kemi votë të bashkuar shqiptare

Analisti Gazmend Ajdini në emisionin “Debat Plus” me Ermal Pandurin, tha se opozita e tanishme shqiptare kur u bashkuan në qeveri udhëhiqnin me ministri të ndryshme, ndaj opozitarizmi i tyre nuk ka qenë i përhershëm.

“Asnjë i opozitës shqiptare nuk ka qenë kurrë opozitë gjithmonë, sepse kur ishin edhe në pushtet, kanë udhëheq me ministri dhe drejtori, edhe kur i kanë lënë ato ministri i kanë lënë për çështje të tjera jo për punë parimore politike. Një gjë është e rëndësishme në këto zgjedhje,shqiptarët po dalin me dy blloqe dhe do të kemi votë të bashkuar shqiptare, pra nuk do të përsëritet skenari si me DR-në e Imer Selmanit dhe RDK-në e Rufi Osmanit kur shqiptarët ishin të përçarë dhe nxorrën shumë pak deputët”, tha Ajdini.

Ndërkaq, analisti Visar Ymeri tha se bashkëpunim i Zijadin Selës me Fronti Europian të udhëhequr nga BDI-ja e Ali Ahmetit, është legjitim dhe parimor pasi ndodhet në një situatë kur partia e tij është e përçarë.

“Koalicioni me BDI-në i Zijadin Selës është parimor dhe legjitim, kjo sepse Sela ka dashur ta ketë të bashkuar partinë, doli Taravari u bë fragmentizimi i parë, ndaj Sela në atë situatë vendosi t’i bashkohet BDI-së së Ali Ahmetit”, tha Ymeri.