Debat i konventës nacionale për BE, rekomandime për reforma në ligje
Kapitujt 23 dh 24 të kornizës negociuese për integrim, temë debati në plaformën e Konventës Nacionale për Bashkim Evropian.
Kritika serioze në sundimin e ligjit, mosluftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, për çka ekspertët rekomandojnë ndryshime shtesë në Kodin Penal. Sipas tyre, edhe ligjet që sanksionojnë keqpërdorimet e detyrës dhe autoritetit zyrtar të cilat pësuan ndryshime në shtator të vitit të kaluar, janë më të ulta krahasuar me legjislacionin e BE-së.
Institucionet kompetente të jenë më proaktiv ndaj kritikave të raporteve në fushën e drejtësisë, u rekomandua nga eskpertët fushës.
“Ministritë kompetente, konkretisht Ministria e Drejtësisë ta shqyrtojë këtë dhe të propozojë sërish ndryshime ne Kodin Penal, sepse nëse e presim miratimin e një kodi penal tërësisht të ri, kjo do të zgjaste. Pra, qëllimi është që të harmonizohemi me vendimet që i propozon Bashkimi Evropian, sepse për momentin me të vërtetë po shkojmë në kahje të kundërt.” – tha profesoresha universitare, Aleksandra Deanovska.
Për ta përshpejtuar rrugën eurointegruese analistët nga vendet anëtare të BE-së rekomandojnë gjetjen e konsensusit gjthëpërfshirës në miratimin e vendimeve të guximshme që çojnë vendin në përpara.
“Për mua, çështje bazike janë vizioni dhe vendsomëria politike e elitave politike në Maqedoni. Nevojitet konsensus për faktorët kyç në mënyrë që të implementohen reformat e rëndësishme. Deri këtu arrihet vetëm me miratimin e vendimeve të vështira, prej të cilave nuk duhet ikur. Prolongimi i miratimit të vendimeve vetëm se e shtyn procesin i cili çdo ditë bëhet më i komplikuar.” – u shpreh Kristijan Turkal, ekspert për Ballkanin Perëndimor.
Dialogu i strukturuar për çështjet që lidhen me procesin e negociatave, bashkëpunimi ndërinstitucional, veprimi i përbashkët dhe përfshirja e sektorit civil në vendimmarrje, janë faktorët që duhet të përforcohen në mënyrë që shteti të përparojë dhe të jetë më afër organizatës supranacionale evropiane, ishin konkluzat e ekspertëve në këtë forum./TVM2