Maqedoni

Komisioni anti korrupcion: 20 parashtresa që lidhen me zgjedhjet

Komisioni shtetërorë për parandalimin e korrupsionit deri tani ka pranuar 20 parashtresa për aktivitete që lidhen me procesin zgjedhor. Kryetarja e komisionit thot se këtyre parashtresave do tu jepet prioritet për trajtim.

“Të gjitha këto lëndë janë hapur është filluar procedurë e punës ndaj tyre. Afati për të dhëna kthyese është 15 ditë me përjashtim të ankesave që do ti marrim nga fillimi fushatës zgjedhore, afati për veprim rreth tyre është më i shkurtër.”, tha kryetarja e komisionit anti korrupsion Tatjana Dimitrovska.

KSHZ dhe MPB: U evitua problemi që të mos votojnë 100 mijë njerëz

Nga MPB dhe KSHZ thonë se pas intervenimit në kohë u gjet zgjidhje për të shfrytëzuar të drejtën e votës të gjithë shtetasit e vendit të cilët kanë dokumente me afat të skaduar me emrin e vjetër të shtetit.

“Që në shtatorë kemi bërë vlerësime se mudn të ekzistojë rreziku në rregullimin e dokumenteve personale.”, tha kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevskji-

“Sot mund të votojnë përafërsisht rreth 100 mijë qytetarë të cilët kanë pasaporta me afat por nuk kanë letërnjoftime. Kjo është mirë pasi shteti është sjellur në situatë të nënshkruaj një marrveshje dypalëshe para 5 vitesh, e që u tha se nuk do të shkaktojë kurrfarë problemesh apo implikime financiare.”, tha Pançe Toshkovski nga MPB.

Nga enti i revizionit thonë se një pjesë e dobësive sistemore që janë identifikuar end enuk janë tejkaluar dhe qytetarët vazhdojnë të përballen me to.Këto qëndrime u shpalosën në kuadër të panel diskutimit kushteuar përforcimit të bashkëpunimit ndër institucional për vlerësimin e rreziqeve zgjedhore./TVM2