Maqedoni

BDI: Tabela e transparencës e vendosur para 7 vitesh në komunën e Gostivarit, mbeti e fikur

Dega e BDI-së në Gostivar sot iu drejtuar kryetarit të komunës, Arben Tarvari me pyetje për të cilat kërkojnë përgjigje nga i pari i komunës. Nga kjo parti thonë se presin llogari nga Taravari në lidhje me transparencën gjatë menaxhimit të komunës.

“Sa është rritur borxhi i komunës në shtatë vite qeverisje nga ana e juaj. Sa është borxhi i tre Ndërmarrjeve Publike? Ne e dijmë sa është borxhi, por është mirë që qytetarët e Gostivarit ta dëgjojnë nga ju? Tabela e transaprencës e vendosur para komunës para 7 vitesh mbeti e fikur. Është koha të ndizet dhe të bëhet transaprenca! Sa është numri i kontratava për punësime të përkohshme në komunë dhe ndërrmarjet publike. Sa persona marrin rrogë dhe nuk shkojnë në punë. Ne e dijmë sa është borxhi, por është mirë që qytetarët e Gostivarit ta dëgjojnë nga ju. Dhe derisa ka me qindra kontrata fiktive, pse po vonohen rrogat e të punësuarve në Ndërmarrjet Publike? Si shpjegohet fakti që rroga ka për punësimet fiktive e rroga s’ka për punëtorët e higjienës komunale? Sa është numri i punësimeve fiktive që u bënë gjatë periudhës pasi u shpallën zgjedhjet presidenciale e parlamentare? Cilat janë kompanitë fiktive me nga një të punësuar që marrin milione euro tender nga komuna. Ne e dijmë dhe pronarët e tyre i shohim çdo ditë duke të qëndruar anësh, para apo mbas jush. Është mirë që ju të tregoni se për kë bëhet fjalë dhe në çfarë raporti familjar jeni me ta? Jeni kryetari i vetëm i komunës që ndërhyre në hapësirat e parkut të qytetetit duke vendosur kiosqe e duke mundësuar ndërtime të larta. A është e vërtetë që të ashtuquajturat garazhe në kate po përgatiten për qendra tregtare e banesa kolektive?”, tha mes tjerash Arta Bilalli Zendeli nga BDI.