Gazë, OBSH: Situata humanitare katastrofike
Pas refuzimit të rezolutës nga ana e Rusisë dhe Kinës që u propozua nga ShBA-ja, Kombet e Bashkuara në përpjekje për të gjetur një vendim humanitar që do të ndërpriste luftën në Gazë. Ndërkohë, derisa në organizatën botërore vazhdojnë konfrontimet, në terren lufta mes Hamasit dhe Izraelit mbetet e njëjtë. Dhjetëra civilë palestinez të vrarë, ndërkaq Tel Avivi nuk tërhiqet nga qëllimi.
“Shoh konsensus tek bashkësia ndërkombëtare për ndërprerje të luftës në Gazë. Këtë e përkrahin SHBA-ja, BE-ja ndërsa të mos flasim për botën muslimane. Konsensus me të cilën Izraelit i bëhet e qartë se ofanziva në Rafah mund të nënkuptojë katastrofë humanitare. Shpresoj se ky harmonizim i bashkësisë ndërkombëtare do ta çon Izraelin të mendojë që të tërhiqet nga ajo që mund të jetë tragjedi dramatike.”, tha Antonio Guteresh, sekretar i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara.
Analizat e organizatës botërore të shëndetësisë thonë se gjendja në Gazë është buzë katatrofës. E gjithë popullsia e Gazës prej 2.3 milionë banorësh vuan nga pasiguria ushqimore. Mungesa e kushteve higjienike dhe sanitare mund të shkaktojë rritje të infeksioneve dhe sëmundjeve.
“Javëve të fundit në spital ka numër të madh rastesh për shkak të kompikimeve nga mungesa e të ushqyerit. Pashë gjashtë fëmijë të sëmurë për shkak të mosushqyerjes. Organizata Botërore e Shëndetësisë ka filluar me krijimin e qendrave për stabilizim me ushqimin.”, tha Ahmed Dair, udhëheqës grupi nga OBSH-ja.
Forcat mbrojtëse izraelite raportojnë se kanë filluar me operacion edhe në dy spitale në Gazë, me pretendimin se Hamasi po i shfrytëzon godinat shëndetësore si baza ushtarake, gjë të cilën e demanton Hamasi.