Maqedoni

Nga mesnata shtrenjtohen derivatet e naftës

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht 1,33 % në raport me vendimin e datës 22.3.2024.

Nga data 26.3.2024, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

EUROSUPER BS – 95 85,00 (denarë/litër)
EUROSUPER BS – 98 87,00 (denarë/litër)
EURODIZEL BS (D-E V) 77,00 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 76,00 (denarë/litër)

Mazut М-1 SU 44,776 (denarë/kilogram)

Çmimi i shitjes me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-95 nuk ndryshon.

Çmimet e shitjes me pakicë të EURODIZELIT (D-Е V) dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) rriten për 1,00 den/litër, ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-98 rritet për 1,50 den/l.

Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU rritet për 0,979 den/kg dhe do të jetë 44,776 den/kg.