Guterres i bën thirrje Izraelit të lejojë kalimin e ndihmave në Gaza
Shefi i OKB-së Antonio Guterres i bëri thirrje Izraelit të heqë pengesat e fundit për kalimin e ndihmave në Rripin e Gazës, duke kërkuar një armëpushim të menjëhershëm.
“E gjithë bota beson se tani është koha për të dorëzuar armët dhe për të zbatuar një armëpushim të menjëhershëm,” tha Guterres.
Guterres paralajmëroi gjithashtu për ndikimin që lufta në Gaza ka në të gjithë botën.
“Sulmi i përditshëm ndaj dinjitetit njerëzor të palestinezëve po krijon një krizë kredibiliteti për komunitetin ndërkombëtar,” vuri në dukje ai.
Ai u takua gjatë ditës së sotme me presidentin egjiptian Abdel Fattah al-Sisi, i shoqëruar nga kreu i agjencisë së OKB-së për refugjatët palestinezë (Unrëa), Philippe Lazzarini.