Po kompletohet Fronti Europian, a do t’i bashkohen edhe Sela dhe partia rome e turke?
Dalëngadalë po kompletohet Fronti Europian, shkruan TV21. Pasi tashmë lideri i BDI-së Ali Ahmeti publikisht me Lëvizjen Populli të Skender Rexhepit firmosi marrëveshjen për koalicion, të njëjtën pritet ta bëjë të hënën edhe me PDSH-në e Menduh Thacit dhe me PDE-në e Arjanit Hoxhës.
Frontit Europian pritet t’i bashkohet edhe Aleanca për shqiptarët, krahu i Ziadin Selës, por ende nuk ka konfirmim. Sipas burimeve të TV21 flitet se te struktura e Selës ka pakënaqësi. Oferta e BDI-së, ata nuk i ka kënaqur, sepse kërkojnë 5 deputetë. Ndërkohë Frontit Europian pritet t’i bashkëngjitet edhe partia rome e Kurto Dudush, por edhe Partia demokratike turke.