Pagat e funksionarëve nuk do të ulen, sërish do të rriten
Qeveria e Maqedonisë së Veriut në prag të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare ka ulur koeficientet për pagat e funksionarëve, por, megjithatë pagat nuk do të ulen por përkundrazi do të rriten. Pavarësisht uljes së koeficienteve të përllogaritjes së pagave, zyrtarët nuk do të mbeten me duar bosh. Pagat e tyre nuk do të ulen , por mund të rriten, sepse paga mesatare bruto neto është rritur me 15 për qind. Paga mesatare bruto në vitin 2022 ishte 47.627 denarë, ndërsa në vitin 2023 ka arritur në 54.916 denarë.
Koeficientin më të lartë e ka drejtori i Agjencisë për Siguri Kombëtare,i cili merr një pagë prej 2.294 euro, ndërsa më pas vjen koordinatori për zbatimin e programit të qeverisë, që këtë pozitë e ka ish shefi i kabinetit të ish kryeministrit Dimitar Kovaçevski, Martin Popov, me pagë mbi 2000 euro.