Maqedoni

Grubi: Rusia tenton të “kontrollojë” gjithçka në RMV, kishte tendenca për të bllokuar edhe Korridorin 8, nuk e lejuam

Zëvendëskryeministri Artan Grubi në një paraqitje direkte në Euroneës Albania në mëngjesin e sotëm ka folur për ndikimin rus në Maqedoninë e Veriut.

Ai ka thënë se në RMV, tashmë kemi mbi tre parti ruso-serbe të cilët janë krijuar nga Aleksandar Dugin. Njofton se njëra nga këta tre parti është edhe parlamentare.

Thotë se oligark rus, përmes një kompanie “kroate”, kanë tentuar të pengojnë edhe ndërtimin e Korridorit 8-të.
.
Shton se përveç partive, Rusia financon media e gazetarë në RMV dhe të njëjtën sipas Grubit e dëshmoi edhe raporti gjerman.

“Në RMV, ka mbi tre parti politike, prej të cilave njëra është parlamentare. Ka organizata jo-qeveritare. Raporti gjerman foli edhe për gazetarët që janë me pagesë nga Rusia. Më shqetësuesja për ne është ndëryhyrja ruse në pengimin e ndërtimit të Korridorit 8, përmes një kompanie kroate, e cila në bordrin e sajë kishte së paku tre agjend rus. Maqedonia ka filluar korridorin 8 nga Shkupi në Tiranë, me këtë po bëjmë bashkimin e trekëndëshit, eleminohen kufijtë, për ta mbykqyrë këtë kishte aplikuar “IGH”, e cila ishte blerë nga oligark rus, e cila kishte aplikuar për mbikqyrje të Korridorit 8. Qëllimi ishte të pengohet ndërtimi i Korridorit 8 që është mbajtur në sirtarë mbi 32 vite.