Maqedoni

Konfirmohen kandidatët për president. Deri më 4 prill nuk guxojnë të shpenzojnë para nga xhirollogaria

Kandidaturat për president të shtetit tashmë janë konfirmuar dhe sipas ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, nga momenti i konfirmimit të listave të kandidatëve deri në fillimin e fushatës zgjedhore më 4 prill, pjesëmarrësi në fushatën zgjedhore nuk guxojë të shpenzojë mjete nga xhirollogaria e cila është destinuar për fushatën zgjedhore. Pjesëmarrësit në zgjedhje kanë të drejtë të organizojnë secili nga një ngjarje publike për promovimin e listave të tyre të konfirmuara të kandidatëve dhe programeve zgjedhore. KSHZ-ja të enjten konfirmoi kandidatët për president të shtetit. Numri rendor i kandidatëve dhe pamja e fletëvotimit do të dihet më së voni deri më 28 mars, kur duhet të hidhet shorti në KSHZ.