Dy persona kanë penguar inspektorët komunal në Tetovë
SPB Tetovë njofton se dje dy persona kanë sulmuar inspektorët komunal të cilët kanë qenë në detyrë.
“Dje (21-mars) në orën 16:00 në SPB-Tetovë, për bisedë zyrtare janë thirrur personat S.Z.(66) dhe I.Z.(36) nga Bërvenica e Tetovës. Të dy janë raportuar nga personi D.S.(60) nga Miletina e Tetovës dhe A.D. (45) nga Çellopeku i Tetovës se kishin vepruar në mënyrë agresive ndaj tyre dhe i kanë penguar që të kryenin veprime zyrtare në depo e tyre për dru në Brvenicë.
Sipas raportit, dy inspektorët komunalë ata nuk i lejuan të kryenin matje të zhurmës dhe më pas i kishin kërcënuar ata në depo dhe zyrat e tyre të biznesit. Janë ndërmarrë masat për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit”, thonë nga SPB Tetovë.