Maqedoni

Shoqata e mjekëve amë reagon pas vrasjes së mjekut, të hënën prej orës 12 deri në 16 nuk do të punojnë si shenjë revolte

Mjekët amë nga shëndetësia private të hënën prej orës 12 deri në orën 16 nuk do të punojnë në shenjë revolte, pasi mbrëmë një koleg i tyre ishte gjetur i vdekur me plagë me thikë në parkingun para poliklinikës Hekuranë, deklaroi për MIA-n kryetarja e Shoqatës së Mjekëve Amë Privatë, Lilija Çollakova Dervishova.

“Jemi të tmerruar nga ky akt i urryer. Bëhet fjalë për kolegun tonë dhe profesionist që gjithë jetën ia ka kushtuar punës. Çfarë do të thotë kjo, se duhet të kemi frikë nëse dikush që nuk është i kënaqur me punën tonë për ndonjë arsye dhe pas orarit të punës mund të hyjë në jetën tonë. Ne do të shprehim revoltën tonë dhe nuk do të punojmë të hënën nga ora 12:00 deri në ora 16:00”, thotë Çollakova – Dervishova.

Theksoi se është e nevojshme që të miratohet Ligj për veprimtari të mjekëve me të cilin saktë do të definohen kushtet, të drejtat dhe detyrimet e mjekëve.

“I bëj thirrje Ministrisë së Shëndetësisë që sa më shpejtë të miratohet Ligj për veprimtarinë e mjekëve me të cilin do të mbrohet puna e mjekëve. Ne jemi me të vërtetë të revoltuar dhe të tmerruar nga një akt i tillë”, tha Çollakova – Dervishova.

Shëndetësisë për MIA-n informuan se mjeku nuk ishte i punësuar në poliklinikën Hekurana, por në ordinancë private të dhënë nën koncesion.

Ministria e Punëve të Brendshme informoi se mjeku 67-vjeçar me plagë me thikë është gjetur në parkingun para poliklinikës Hekuranë. Sipas denoncimit, e kishin gjetur djemtë e tij, të cilët kishin filluar ta kërkonin pasi nuk ishte kthyer në shtëpi nga puna.

“Më 21.03.2024 në orën 23:09 në SPB Shkup ishte denoncuar se në veturën e tij ‘kia’ me targa të Shkupit, në parking para ish klinikës Hekurana, me plagë me thikë në trup ishte gjetur А.Т.(67) nga Shkupi. Sipas denoncimit, ai ishte gjetur nga djemtë e tij, të cilët kishin filluar ta kërkonin pasi nuk ishte kthyer në shtëpi nga puna. Mjeku i Ndihmës Urgjente Mjekësore e ka konstatuar vdekjen, ndërsa me urdhër të prokurorit publik trupi i të ndjerit ishte dërguar në autopsi. Po ndërmerem masa për zbardhjen e rastit.