Kosovë

Një fabrikë në Kosovë u’a ndalon punëtorëve agjërimin

Punëtorët e Fabrikës së mobileve “Te Naseri” në Suharekë nuk po mund të kryejnë një nga ritet më të rëndësishme të fesë Islame, Agjërimin e muajit të shenjtë të Ramazanit.

Pronari i kësaj mobilierie ua ka ndaluar punëtorëve të agjërojnë Ramazanin. Dhe për këtë, thuhet se iu është kërkuar të nënshkruajnë vendimin, shkruan Insajderi.

Një dëgjues në një emision fetar ku i ftuar ishte Hoxhë, Shefqet Krasniqi, ka dërguar një mesazh me këto informacione.

“Punëdhënësi fillimisht ka kërkuar nga punëtorët që të mos e agjërojnë fare muajin e Ramazanit gjithashtu i ka detyruar që ta nënshkruajnë këtë vendim. Kjo ka bërë që disa punëtorë ta lënë punën”, thuhet në mesazhin e tij.

Tutje, ai pyet hoxhën se si është realiteti i disa firmave se si po i trajtojnë punëtorët.

Hoxhë Shefqet Krasniqi e kritikon pronarin e kësaj firme duke i thënë se “a ke turp nga Allahu”.

“Ai është dashtë me e shkru edhe këto: 1. s’keni me agjeru, 2. Me pi raki, 3. keni me u pagëzu ose me u kryqu, 4. me e mohu Zotin. Ai e ka kanunin n’dorë se është mbret”, thotë hoxha duke udhëzu punëtorët që t’i thonë” A s’ke turp nga Allahu, çka të vyn me punu tek ai. Këtë nuk e bon as gjermani as anglezi”, thotë Krasniqi./Insajderi.org/