Maqedoni

Taravari në iftar me fëmijët me nevoja të veçanta

Me rastin e 21 marsit – Ditës ndërkombëtare të personave me sindromën Daun, pushteti lokal i Gostivarit sonte organizoi një darkë të përbashkët iftari për fëmijët me nevoja të veçanta, prindërit e tyre, kujdestarët dhe përfaqësuesit e institucioneve dhe shoqatave që punojnë me këtë kategori personash.

Nikoqir i darkës ishte kryetari i komunës së Gostivarit, kryetari i Aleancës për Shqiptarët dhe kandidati për president nga koalicioni “VLEN”, Arben Taravari.

“Ky iftar është i veçantë kur je në shoqërinë e atyre që na dhurojnë energji dhe mirësi pafund”, shkruan Taravari në profilin e tij në Fejsbuk.

Darka e përbashkët gjatë agjërimeve të Ramazanit ka qenë tradicionale vitet e fundit si pjesë e aktiviteteve të pushtetit lokal për forcimin e integrimit të personave me aftësi të kufizuara në jetën e përditshme të komunës.