Bytyqi: Paga mesatare brenda një viti është rritur për 16.5%
Zv. kryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi njofton se paga mesatare për një vit, pra në periudhën janar 2023 deri në janar 2024 është rritur për 16.5%.
Sipas tij, angazhimi për rritjen e pagave ka dhënë rezultate.
Ndërtimi i çerdheve, Çitaku i reagon Nagavcit: Deklarata juaj, përp…Të shtëna me armë zjarri në Mitrovicë, Policia gjen 91 gëzhoja…Taravari: Ndryshimet kushtetuese janë kushti i vetëm që VLEN të jet…Llapi nuk merr fitore në tavolinë për ndeshjen me Malishevën, refuz…U arrestua në Big Brother dhe u fut sërish, flet avokati i Liam Man…
“Për 23 muaj me radhë kemi pasur rritje dyshifrore të pagës mesatare të paguar për rreth 540 mijë punonjës. Sipas të dhënave të publikuara sot nga Enti Shtetëror i Statistikës, paga mesatare në janar të këtij viti është 39.542 denarë, që është një rritje prej 16,5% në krahasim me janarin e vitit 2023, kur ishte 33.943 denarë. Për dymbëdhjetë muaj kemi shënuar rritje prej 5.599 denarë”, ka shkruar Bytyqi.
Ai beson se kjo rritje e pagës mesatare për muajin janar është një hap përpara shpenzimeve.
“Norma e inflacionit për këtë muaj ishte 3.2%, që flet për një rritje reale të pagave dhe fuqisë blerëse të qytetarëve për 13.3%”, shton Bytyqi./Telegrafi/