Maqedoni

Taravari dhe Lloga përplasen për “gjykimin për ASH”

Arben Taravari dhe Krenar Lloga sot janë përplasur në lidhje me gjykimin që po bëhet për atë se kush do të udhëheq me ASH-në, shkruan Telegrafi Maqedoni

Arben Taravari sot ka akuzuar se po bëhet presion mbi gjykatësit që Aleanca për Shqiptarët për të vendosur për atë se kush duhet të udhëheq me partinë.

“Procedura në gjykatë ka filluar për atë se kush duhet ta udhëheq Aleancën për Shqiptarët. Para katër apo pesë ditësh e ndërruan një gjykatës, sedi kush por besoj Ministri i Drejtësisë ka ndërruar gjykatësin. Pardje e mori lëndën gjykatësja e dytë, ndërsa dje është bërë kërkesë përsëri të ndërrohet gjykatësi

Unë sedi sa kërkesa do bëhen për ndërrimin e gjykatësve”, tha Taravari.

Pas këtyre deklaratave ka reaguar Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga i cili thotë se Arben Taravari ose është i keqinformuar ose është në një lajthitje të plotë dhe për të njëjtën gjë duhet të kërkojë falje publike.

“Drejtësisë në asnjë moment dhe në asnjë rast nuk ka kërkuar të ndërrohet ndonjë gjyqtar në ndonjë proces gjyqësor, kërkesa për ndërrim të gjyqtarëve në procedure të rregullt gjyqësore është bërë nga Aleanca për Shqiptarët përmes avokatit të saj, me arsyet konkrete.

Braktisja e shtëpisë politike nga ana e Taravarit nuk duhet të shoqërohet me shpifje dhe të pavërteta. Edhe një herë, në mënyrë publike, i bëjmë thirrje individit në fjalë të mos bëhet pengesë ndaj ASH-së, ashtu siç edhe e ka paralajmëruar Hristijan Mickovski”, shkruan Lloga.