Serbia ndër vendet me më së paku lindje në botë
Sipas një raporti të ri të publikuar në “The Lancet” n umri i lindjeve në nivel global po bie me një ritëm të tillë që deri në vitin 2050 tri të katërtat e vendeve në botë nuk do të lindin mjaftueshëm fëmijë për ta mbajtur nivelin aktual të popullsisë.
Ndër vendet me rënien më të madhe të lindjeve janë përmendur disa vende Evropë dhe në Azinë lindore dhe Evropë, përfshirë Serbia, Japonia e Koreja e Jugut, shkruan AP.
Raporti është hartuar nga studiues në Institutin e Universitetit të Uashingtonit për Metrikën dhe Vlerësimin e Shëndetit dhe është publikuar
Studiuesit nxorën përfundimet pasi vlerësuan të dhënat nga 204 vende.
Ata i analizuan të dhënat që nga viti 1950 dhe deri më tani për të bërë parashikime për të ardhmen.
Studiuesit i hartojnë këto raporte demografike me qëllim të vlerësimit të kërkesës së ardhshme për shërbime si kujdesi shëndetësor dhe të tjera.
Profesoresha Melinda Mills është drejtoreshë e Qendrës Leverhulme për Shkencën Demografike në Universitetin e Oksfordit.
Mills thotë se kostoja e lartë e jetesës, kostoja e kujdesit për fëmijët dhe shqetësimet për përparimin në karrierë po i pengojnë gratë në shumë vende të kenë fëmijë.
Mills, e cila nuk ishte e përfshirë në studimin e Universitetit të Uashingtonit, thotë se parashikimet janë në përputhje me vlerësimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
Studiuesit e Uashingtonit përdorën shkallën e lindshmërisë totale globale (TFR) për të llogaritur popullsinë.
Globalisht ata thonë se norma ka rënë nga rreth pesë fëmijë për çdo grua në vitin 1950, në 2.2 fëmijë në vitin 2021.
Raporti vlerëson se rënia është veçanërisht e dukshme në vende të tilla si Koreja e Jugut dhe Serbia, ku norma është më pak se 1.1 fëmijë për çdo grua.
Ndërkohë në vendet e Afrikës Sub-Sahariane shkalla ishte katër fëmijë për grua në vitin 2021. Atë vit Çadi kishte shkallën më të lartë me shtatë lindje për grua.