Maqedoni

200 të sëmurë nga kolla e keqe, vendi rrezikohet edhe me epideminë e fruthit

Në vend numri i të infektuarve me kollën e madhe ka arritur diku rreth 200 të sëmurë. Numri më i madh i të infektuarve dhe të hospitalizuarve janë fëmijë të moshës 1 deri në 4 vjeç, informoi zëdhënësi i KSI-së, Zllate Mehmedoviq. Ai thotë se përveç epidemisë me kollën e madhe, vendi mund të rrezikohet edhe me epideminë e fruthit, sepse në rajon ka raste me fruth dhe mundet të transmetohet edhe tek ne. Ai apelon prindërit që t’i vaksinojnë fëmijët e tyre që të parandalohet përhapja e infeksioneve dhe të fitohet imunitet kolektiv.

“Si komision jemi të brengosur dhe seriozisht e ndjekim situatën sepse numrat e të regjistruarve të ri me kollën e madhe rriten javë më javë. Është shqetësuese se numri më i madh i të sëmurëve janë fëmijët nga mosha 1 deri në 4 vjeç. Po ashtu edhe numri i të hospotalizuarve janë në këtë grupmoshë. Ajo që na shqetëson është fakti që në rajon, sidomos në Serbi dhe Shqipëri po rritet numri i të infektuarve me fruth. Aktualisht në vendin tonë nuk kemi asnjë të sëmurë me fruth, megjithatë shumë shpesh qytetarët tanë udhëtojnë për në Serbi ose në Shqipëri, po ashtu kemi lëvizje të turistëve nga ato vende. Transmetimi i atyre rasteve në vendin tonë mund të bëhet problem serioz sepse përqindja është e ulët e vaksinimit me MRP vaksinën që mbron kundër fruthit. Nuk dua që të bëhemi me dy epidemi në vend edhe me fruth edhe me kollën e madhe. Ne presim që të rritet vetëdija e prindërve që t’i vaksinojnë fëmijët e tyre.”, – deklaroi zëdhënësi i KSI-së, Zllate Mehmedoviq.

Këto komente u thanë në konferencën e Unionit të Infermierëve që u mbajt në Prilep. Kryetarja e Unionit të Infermierëve, Gordana Beshliovska, apelon autoritetet kompetente që t’u përmirësohen kushtet e punës dhe t’u rriten pagat infermierëve që të mos emigrojnë jashtë vendit.