Maqedoni

Anketa e IPIS: Ja sa deputetë do të fitojnë koalicionet dhe partitë politike

Sipas anketës së IPIS për nevojat RTM1, mund të vërehet se partia politike VMRO-DPMNE në krahasim me LSDM-në do të kishte përparësi të dyfishtë në numrin e mandateve parlamentare.

Sondazhi siç thuhet është realizuar me telefon për periudhën shkurt/mars me 6069 të anketuar me një marzh gabimi +/- 1 për qind dhe një interval besimi 95%.

Në njësinë zgjedhore 1, sipas anketës së MRT 1, partia politike VMRO-DPMNE do të fitonte 9 deputetë, LSDM 4-5, E majta 1-2, BDI 2-3, ASH 0, VLEN 1-2, ZNAM 1.

Në njësinë zgjedhore 2 partia politike VMRO-DPMNE do të fitonte 8 mandate, LSDM 4, E majta 1, BDI 3, ASH 0, VLEN 2, ZNAM 2.

Në Njësinë Zgjedhore 3 VMRO-DPMNE do të fitonte 12 mandate parlamentare, LSDM 6, E Majta 1, BDI 0, ASH 0, VLEN 0, ZNAM 1.

Në Njësinë Zgjedhore 4 VMRO-DPMNE do të fitonte 11-12 mandate parlamentare, LSDM 6-7, E Majta 1, BDI 0, ASH 0, VLEN 0, ZNAM 1.

Në Njësinë Zgjedhore 5 VMRO-DPMNE do të fitonte 9 mandate parlamentare, LSDM 5 -6, E Majta 1, BDI 2-3, ASH 1 , VLEN 0-1, ZNAM 0-1.

Në Njësinë Zgjedhore 6 VMRO-DPMNE do të fitonte 3-4 mandate parlamentare, LSDM 1-2, E Majta 0, BDI 7-8, ASH 2-3, VLEN 6-7, ZNAM 0.

Rezultatet totale kumulative në numrin e mandateve parlamentare nga të gjitha Njësitë Zgjedhore janë si më poshtë:

VMRO-DPMNE do të fitonte 52 me 54 deputetë

LSDM do të fitonte 26 me 30 deputetë

E majta do të fitonte 5 deri në 6 deputetë

BDI 17 me 17 deputetë

Aleanca për Shqiptarët 3 me 4 deputetë,

VLEN 9 në 12 mandate parlamentare,

ZNAM 5 deri në 6 mandate parlamentare.