Maqedoni

Elektrodistribuimi publikoi hartë interaktive të kapacitetit të trafostacioneve për lidhjen e sistemeve fotovoltaike

Elektrodistribuimi, për të gjithë prodhuesit distributiv të interesuar, në faqen e saj www.elektrodistribucija.mk ka vënë në dispozicion një hartë interaktive ku është pasqyruar kapaciteti aktual i trafostacioneve të tensionit të lartë për lidhje të sistemeve fotovoltaike.

Që tani e tutje, të gjithë të interesuarit kanë mundësi që në çdo kohë të kontrollojnë gjendjen e kapaciteteve të disponueshme në sistemin elektrodistributiv, si dhe gjendjen e përmbushjes së kapaciteteve, duke marrë parasysh dhe të gjithë prodhuesit potencial me procedura të inicuara për lidhje në rrjetin distributiv.

Harta përmban gjithashtu informacione të tjera të detajuara në lidhje me vendndodhjet e trafostacioneve, të dhëna për fuqinë totale të transformatorëve të instaluar brenda trafostacionit, përqindjen e përmbushjes së trafostacionit në momentin e përditësimit të të dhënave për prodhuesit distributiv që veçmë janë të lidhur në sistemin distributiv dhe përqindjen e përmbushjes së trafostacionit për prodhuesit distributiv që tashmë kanë filluar procedurën për: urbanizimin, kanë kërkesë për leje ndërtimi ose kanë parashtruar kërkesë për lidhje në sistemin distributiv të energjisë elektrike.