Fushatë apo iftare?
Nëse politikanët përdorin religjionin si një mjet për të fituar vota, kjo mund të tregojë një mungesë të ideve të qarta politike ose një strategji të qartë të fushatës. Në vend që të fokusohen në çështjet konkrete dhe politikat që do të ndikojnë në jetën e përditshme të qytetarëve, ata mbështeten në simbolika dhe emocione.
“Përdorimi i religjionit në politikë në vendet e Ballkanit është një çështje e ndërlikuar e në veçanti kur bëhet fjalë për Maqedoninë e Veriut. E kohëve të fundit ende pa filluar mirë fushat zgjedhore partitë politike shqiptare kanë filluar të shtrojnë iftare për qytetarët. Sipas njohësve të fushës thuhet se përdorimi i religjionit në politikë është një përpjekje për të manipuluar ndjenjat dhe bindjet e njerëzve për qëllime politike. Nëse politikanët përdorin religjionin si një mjet për të fituar vota, kjo mund të tregojë një mungesë të ideve të qarta politike ose një strategji të qartë të fushatës. Në vend që të fokusohen në çështjet konkrete dhe politikat që do të ndikojnë në jetën e përditshme të qytetarëve, ata mbështeten në simbolika dhe emocione.”, tha Zenel Miftari.