Sindikata e Inspektoratit të Arsimit: Në disa institucione arsimore punësohen persona të pakualifikuar në poste drejtuese
Drejtori i Inspektoratit Arsimor nuk është i përshtatshëm për këtë detyrë, thonë nga sindikata. Shtojnë se ai nuk i plotëson kriteret e kërkuara për këtë pozitë, sepse sipas ligjit duhet të ketë së paku 5 vite përvojë pune pedagogjike në edukim dhe arsim, ndërsa për këtë ka reaguar edhe Antikorrupsioni. Kryetari i Sindikatës së pavarur të inspektoratit të arsimit Jovan Gjorgjievski, thotë se inspektorët që e kontrollojnë situatën me drejtorët e shkollave u kanë thënë që fillimisht ta rregullojnë situatën me drejtorin e tyre dhe pastaj të shkojmë tek ata.
“Drejtori që vjen në ISHA, siç publikoi Antikorrupsioni, pamë që nuk është adekuat për ato punë që i kryen. Se nuk i posedon një pjesë të kritereve të nevojshme, përkatësisht së paku 5 vjet përvojë pune që duhet t’i ketë në arsim, nuk i ka”, tha Jovan Gjorgjievski, sindikata e pavarur e ISHA.